Financimet ruse dhe gjendja financiare, Kryesia e PD ngre grup pune për të hetuar Lulzim Bashën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2022, 14:46
Kryesia e PD ka ngritur një grup pune për të hetuar Lulzim Bashën.
Hetimi lidhet me financimet ruse që ish-kryetari i PD-së mund të ketë marrë.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e kryesisë, kurse grupi do të drejtohet nga Ledina Mandia.
PD mblodhi Kryesinë dhe Sekretariatet për të diskutuar mbi grupin e punës, ndërsa në orën 17:00 do të mbledhë Këshillin Kombëtar ku pritet të diskutohet për protestat.