Berisha i bën thirrje banorëve të Tiranës të protestojnë. Me Metën urojnë Melonin për fitoren në Itali

Mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, e ka cilësuar si zbatimit e urdhrit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas Berishës, arsyet e Ramës nuk qëndrojnë dhe një veprim të tillë e ka ndërrmarrë për t’i plotësuar qejfin Erdoganit duke shndërruar në vasal të Turqisë.

Ky vasal i shpifur i Erudogan, i presidentit të Turqisë, një gënjeshtar i lindur. Që për të zbatuar urdhërat e verbra të presidentit të Turqisë shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjik “Mehmet Akif”. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqpërie. Një vendim i turpshëm. Një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta."

Më tej Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit.  Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie.

“Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës” tha Berisha duke shprehur solidaritetin e tij me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit.

Berisha gjithashtu një koment e pati edhe për fitoren e së djathtës në Itali, duke përshëndetur fitoren e Georgia Meloni-t.

"Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut"

Më herët edhe Aleati i tij, kryetari i partisë së lirisë Ilir Meta nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar gjithashtu këtë fitore duke u shprehur se marrëdhëniet midis dy vendeve do të forcohen edhe më tej.