Vazhdon zjarri në Kaninë, helikopteri prej 2 orësh në luftë për të shuar flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 18:33
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Kaninë të Vlorës duke u ndihmuar edhe era pas mesditës që përhapi me shpejtësi flakët.
Në këtë zonë qindra rrënjë ullinj, një pjesë e të cilëve dhjetëra vjeçar u shkrumbuan, ndërsa disa shtëpi pranë një prej vatrave të zjarrit u rrezikuan.
Për shkak të terrenit dhe përmasave që mori zjarri ndërhyrja nga toka ishte e pamundur, ndaj u kërkua ndihma e helikopterit të ushtrisë.
Momentalisht helikopteri është duke mbushur ujë në det çdo 5 minuta për 2 orë rresht në përpjeke për të shuar flakët.
Por pavarësisht përpjekjeve, duket se flakët akoma janë aktive dhe po djegin një pjesë të konsiderueshme në zonë.
