Ylli spanjoll i Manchester City-t, protagonist me dhunën ndaj një gruaje, gjobitet me 1000 euro

Ish-mesfushori i Manchester City, David Silva është gjobitur me 1000 euro pasi u cilësuar fajtor për sulmin e një gruaje gjatë një festivali muzikor në Spanjë. Lajmi ka shokuar botën e futbollit jo për shkak të dëmit që ka shkaktuar por për emrin e përfshirë në këtë ngjarje, ish kampion bote dhe një nga mesfushorët më të mirë të Spanjës dhe Manchester City-t.

Incidenti është regjistruar tre muaj më parë në Maspalomas Carnival të Gran Canaria. Në ngjarje është përfshirë edhe vëllai i futbollistit të Real Sociedad dhe një person i tretë, emri i të cilit nuk është publikuar. Gazetat lokale citojnë akuzën sipas së cilës, mesfushori kapi krahun e gruas dhe e rrëzoi atë në tokë duke i shkaktuar një traumë post-çervikale dhe dëmtime të tjera të lehta për të cilat Silva duhet të paguajë 520 euro.

David Silva u rikthe në Spanjë gjatë vitit 2020 pasi kaloi 10 vite te Manchester City ku numëron 77 gola dhe 140 asiste ndërsa e ka përfaqësuar Spanjën në 125 raste.