Izrael, kombëtarja e trazuar për shkak të skandalit seksual të një futbollisti

Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve, Izraeli duhet të bëjë llogaritë edhe me një çështje të nxehtë, atë të mesfushorit të Maccabi Haiffa-s, Omar Atzili.

29-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene dhe shoqatat e grave në Tel Aviv kanë kërkuar përjashtimin e tij nga skuadra kombëtare. Federata nuk ka marrë një vendim që mund t’i kënaqë ndërsa vetë lojtari është deklaruar i pafajshëm duke theksuar se bëhet fjalë për një keqëkuptim pasi u zbulua përmbajtja kompromentuese e një mesazhi në celularin e tij. Ai akuzoi mediat për publikimin e mesazhit ndërsa theksoi:

”Jam shumë i nderuar që do të përfaqësoj vendin tim dhe për mua është shumë i rëndësishëm fakti që kam një rol të rëndësishëm për të qenë model për të tjerët”.

Dy m,ungesat më të mëdha të Izraelit për sfidën e së shtunës me Shqipërinë janë Manor Solomon dhe Munas Dabbur.