Izrael-Shqipëri, Broja dhe Laçi konsiderojnë fitoren si opsion të vetëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 15:02
Mesfushori Qazim Laçi dhe sulmuesi Armando Broja folën në konferencën e zakonshme për shtyp përpara nisjes për në Tel Aviv. Bomberi nga Shkodra vë theksin te rëndësia e sfidës së parë.
Armando Broja:
"Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet t'i fitojmë të dyja. Është trajneri ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi bërë disa skema për ndeshjen në Izrael. Kemi në mendje vetëm fitoren dhe tre pikët".
Qazim Laçi:
"Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar me objektiv fitoren në Izrael. Jemi përgatitur vetëm për fitore në ketë ndeshje pasi kërkojmë vendin e parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100 %".
