Totti është penduar për sjelljen ndaj ish-bashkëshortes, Ilary Blasi

Ish-kapiteni i Romës! Francesco Totti duket se është penduar për sjelljen dhe intervistën e fundit në "Corriere dello Sport" ku e akuzon Ilary Blasin për tradhëti dhe madje e bën fajtore për zhdukjen e orëve Rolex.

Sipas gazetës "Oggi", ish numri 10 kërkon të rikuperojë disi marrëdhënien me bionden e ekranit nga e cila u nda pas 20 viteve. Ata nuk flasin prej muajsh ndërsa Totti kërkon të rilidhë kontaktet për të diskutuar detajet e ndarjes së pasurisë.

Ai dëshiron gjithashtu që të flasin edhe për fëmijët Cristian, Channel dhe Isabel por nuk ka ende një përgjigje nga prezantuesja e famshme që duket se nuk do t'ia falë lehtësisht intervistën ku ngriti shumë akuza.