Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë drejtuesi i mjetit tip "Benz", plagosen 2 të tjerë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme 21 shtator 2022 në aksin nacional Elbasan-Peqin.

Si rezultat i aksidentit 1 person ka ndërruar jetë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen ", me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

"Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi Artur Tufa si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.", njofton policia

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë drejtuesi i mjetit