Alarmuese: Armët e zjarrit janë tani shkaku më i mundshëm i vdekjes së fëmijëve në SHBA
Shkaku më i mundshëm i vdekjes së fëmijëve në SHBA është i lidhur me armët e zjarrit, ka bërë me dije një studim i ri.
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë shqyrtuar shkaqet kryesore të vdekjes për individët në SHBA të moshës 1 deri në 19 vjeç.
Nëpërmjet studimit të titulluar "Shkaktarët aktualë të vdekjes tek fëmijët dhe adoleshentët në Shtetet e Bashkuara " - u arrit në përfundimin se vdekjet nga armët e zjarrit midis fëmijëve dhe adoleshentëve u rritën me 29.5 për qind nga 2019 në 2020.
Analiza e mëparshme, e cila shqyrtoi të dhënat gjatë vitit 2016, tregoi se lëndimet e lidhura me armë zjarri ishin të dytat pas aksidenteve me automjete.
Mbidoza e drogës dhe helmimi gjithashtu u rritën me 83.6 për qind nga 2019 në 2020, duke u bërë shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në atë grupmoshë.
Jason Goldstick, profesor i asociuar kërkimor i mjekësisë së urgjencës në Michigan Medicine dhe i edukimit shëndetësor në Shkollën e Shëndetit Publik UM, tha:
"Rritja e shkallës së vdekshmërisë nga armët e zjarrit është një prirje afatgjatë dhe tregon se ne vazhdojmë të dështojmë në mbrojmë popullsinë tonë më të re.”
