Vllaznia rigjen buzëqeshjen dhe vendin e dytë, Kastrioti nuk ia del në Shkodër

Vllaznia ka nevojë për sulmuesit e saj për të dalë nga sitiatat delikate dhe janë ata që i japin përgjigjet e duhura trajnerit Mirel Josa.

Ishte radha e Kastriotit për të testuar shkodranët pas fikjes së Rrogozhinës dhe krutanët nuk zhgënjyen në pritshmëri duke interpretuar një 90 minutësh të disiplinuar e shpesh herë edhe të rrezikshëm por në fund ai që rezultoi vendimtar ishte Ardit Hoxhaj që me të djathtën fatale ndëshkoi Salin që në sekondat e para.

Meritat e mëdha shkojnë edhe për Malën që përveç asistit dhuroi një 90 minutësh mbi nivelin e tij të zakonshëm. Vllaznia nuk e hoqi asnjëherë këmbën nga gazi ndërsa Sali mbajti në lojë deri në fund skuadrën e Çelës që del pa pikë por me moralin lart nga "Loro Boriçi".

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 9 pikë në klasifikim, 2 më pak se Erzeni kryesues. 

Vllaznia rigjen buzëqeshjen dhe vendin e dytë, Kastrioti nuk ia del