Inter në krizë rezultatesh, Udinese kalon zikaltërit dhe ngjitet në krye (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2022, 14:54
Interi hunbet ndeshjen e tretë në 7 javë kamoionat dhe tashmë është zyrtare kriza në shtëpinë zikaltër pasi Inzaghi dhe djemtë e tij u mundën edhe në shtëpinë e Udineses 3-1 ku për herë të oarë këtë sezon, ekipi nënkampion i Italisë dha shenja të vërteta moisfunksionimi.
Ishte Nicolo Barella që kaloi miqtë në avantazh në “Dacia Arena” por më pas friulanët morën frenat e ndeshjes duke komantuar deri në minutën e 90 me tre gola që nxorrën në pah limitet e mbrojtjes së Interit.
5 fitore rresht për Udinesen që ngjitet në kuotën 16, dy pikë larg Napolit që këtë javë do të sfidojë Milanin, ndërsa Inter mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë në 7 javë kampionat.
