Juventus në “tunel”, Monza shënon suksesin e parë të Serie A në kurriz të Allegrit (VIDEO)
Me 10 lojtarë për më shumë se një pjesë loje, Juventusi zhytet edhe më shumë në krizë pasi nuk arriti të dilte me pikë as nga fusha e skuadrës së fundit në klasifikim. Në 6 javë Monza ka shënuar vetëm dy gola, njërin prej të cilëve Juventusit, skuadër ndaj së cilës arriti fitoren e parë historike në Serie A.
Skuadra e presidentit Silvio Berlusconi dhe e drejtorit sportiv Galliani, gjeti fitoren e parë sezonale dhe këtë e bëri në kurriz të bardhezinjve që vijnë nga një javë plot polemika dhe shumë pikëpyetje mbi Allegrin që pas kësaj disfate shtohen. Gytkjaer në pjesën e dytë zhbllokoi ndeshjen dhe shënoi golin që i shkaktoi Juventusit edhe humbjen e parë sezonale në kampionat.
Në dy ndeshjet e tjera të pasdites, Lazio shkatërroi 4-0 Cremonesen në transfertën ku Elseid Hysaj luajti 90 minuta ndërsa Fiorentina kaloi 2-0 Veronën.
