"Këtu kanë shpërthyer incineratorët, ai në SHBA", Balliu i kujton Erion Veliaj Tahirin: Kthimi te 313
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 22:19
Klevis Balliu i ftuar në Rtv Ora ka ironizuar vizitën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në SHBA.
Ai paralelizon turin e tij me atë të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri vite më parë kur shpërtheu kanabisi, duke parashikuar edhe fatin e tij politik.
Balliu: Veliaj është larguar duke bërë takime në SHBA ndërkohë që këtu dosja e incineratorëve po shpërthen kudo. Të kujton Saimir Tahirin kur në kulmin e akuzave për kanabisin, fakteve dhe provave shkoi në Shtëpinë e Bardhë, pastaj u kthye dhe shkoi te 313. Me shumë gjasë dhe Veliaj do të ndjekë të njëjtën rrugë, edhe Edi Rama dhe enturazhi i tyre se nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë vjedhur.
