Kryemadhi: Rama të shkojë te incineratori i Tiranës, SPAK të hetojë aferën i paintimiduar nga Kongresi i PS
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, vijoi edhe këtë të shtunë denoncimet për aferën e incineratorëve.
Ajo i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkojë të inceneratori i Tiranës pasi qytetarët shqiptarë po paguajnë një shërbim që nuk e marrin.
Kryemadhi: Edi Rama ka bërë një plan biznesi për të vjedhur çdo shqiptar me Inceneratorët. Është një investim në letra dhe jo i vërtetë. Klodian Zoto ka nënkontraktuar pleq, plaka, barinj nëpër male dhe të vdekur që kanë nënshkruar firma fiktive. Nga nisja e koncesionit deri më sot shqiptarët paguajnë një shërbim që nuk e marrin dhe nuk e kanë marrë asnjëherë. I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur është ai i Tiranës. Financues të kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug.
Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellur. Pse fshihet Edi Rama dhe pse u tha qytetarëve në Komisionin Parlamentar që kompania ka bërë investim dhe unë jam kryeministër dhe firmos pam, pam, pam. Sot e shikonim duke folur si një analist ligjor. E ftoj kryeministrin e Shqipërisë të shkojnë të Inceneratori i Tiranës dhe t’i tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln eurosh. Të bëjë inspektimin që bën gjithmonë në fasada.
Deputetja e Partisë së Lirisë apeloi SPAK që të vijojë të hetojë dhe dënoj shkeljet e bëra me aferën e inceneratorëve pa u intimiduar nga thirrjet që i vinë nga Kongresi i Partisë Socialiste.
Kryemadhi: E ftoj kryeministrin të provoj të kundërtën dhe inkurajoj SPAK-un për të hetuar dhe dënuar shkeljet proceduriale, pa u intimiduar nga presionet të cilat i kanë ardhur nga Kongresi i Partisë Socialiste. Për sa i përket evazionit fiskal që kam denoncuar në SPAK, të gjitha kompanitë janë të lidhura ngushtë me individë të lidhur me qeverinë. A e di kryeministri se ato kompani që kanë shërbyer për të fryrë TVSH-në janë nënkontraktorë të inceneratorëve?
Ai e di shumë mirë pasi ai e ka ngritur këtë skemë të koncesioneve. Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta zhbërë dhe për ta çuar deri në fund aferën e inceneratorit të Tiranës, por pa hequr vëmendjen dhe nga inceneratori i Fierit apo Elbasanit, pasi kjo është vetëm maja e ajsbergurt të korrupsionit të Rilindjes”, tha Kryemadhi.
