Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, arrestohet mashtruesi në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 16:08
Një 54-vjeçar në Tiranë është arrestruar për mashtrim.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin S. P pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga shtetasit E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pas kallëzimeve të marra se ky shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

