Mirditë, të shtëna me armë zjarri pas konfliktit, autori në kërkim nga FNSH

Një konflikt mes dy personave në Mirditë ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Klos.

Dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.