VIDEO- Dhunë dhe kaos gjatë Paradës së Krenarisë në Beograd

Policia parandaloi një konfrontim mes pjesëmarrësve të Paradës së Krenarisë dhe kundërshtarëve të Krenarisë në rrugën “Resavska” në Beograd!

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet një numër i madh i të rinjve që tentojnë të shkojnë drejt Tasmajdanit, ku pas koncertit do të mblidhen pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë.

Disa qindra kundërshtarë të Krenarisë ishin mbledhur më parë para kishës së Shën Savës, prej nga po tentojnë të depërtojnë në Tashmajdan.

Europride ka nisur rreth orës 17:30 dhe policia është në këmbë në të gjitha kryqëzimet e mundshme.

Më herët katër kundërshtarë të Krenarisë me ikona dhe kryqe në duar u përplasën me aktivistët LGBT para Gjykatës Kushtetuese.

Ata e shkelën dhe e pështynë flamurin e ylberit, i cili ishte vendosur në rrugë, bënë lutjet dhe një burrë e një grua u puthën. 

Ata gjatë gjithë kohës u thërrisnin aktivistëve “Marshi nga Serbia”.