Si i ka marrëdhëniet Partia e Lirisë me paratë ruse? Ja si përgjigjet Silva Caka
Depërtimi i parasë ruse te partitë politike shqiptare ishte kryefjala e kësaj jave.
Një çështje e vjetër por që mori peshë sërish pasi qeveria amerikane publikoi të dhëna nga një raport i komunitetit amerikan të zbulimit mbi financimet ruse në dhjetëra vende, mes të cilëve edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë përmes kompanive fantazmë.
Por çfarë ndodh me paratë ruse te partia tjetër e opozitës?
Silva Caka: Fare zero. Po të kishim pasur ndonjë, bobo çfarë do ishte bërë.E kemi pasur çdo gjë transparente, donacionet në parti dhe detyrimet e anëtarëve kalonin përmes bankës.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, ish-deputetja foli dhe për aksionin opozitar për rrëzimin e qeverisë.
Caka: Korrupsioni është një lloj tumori që të ha nga pak vetëm kur e merr vesh në fund fare që je terësisht i mbaruar. Mos u shqetësoni se do të jetë shumë më e shpejtë nga çfarë mendohet dhe pritet.
Na lini kohën e nevojshme të bëjmë veprimet politike të pjekura dhe të mos kemi asnjë lloj kostoje si opozitë dhe as qytetarët, ta çmontojmë ashtu siç është për ti çmontuar ky lloj regjimi.
Në 10 vitet e fundit është instaluar një opozitë, që më vjen keq ta them, po ka qenë terësisht e shitur nga njëra palë. Shumë shpejt do kemi rezultatet e para sa i përket besimit te opozita dhe rrëzimit të regjimit.c
