Shiu përmbyt lagjet e Tiranës, rrugët e kryeqytetit “pushtohen” nga uji
Reshjet e shiut shkaktuan probleme në Tiranë. Shumë rrugë kanë qenë të bllokuara nga uji në orët e para të së shtunës. Përveç trafikut të rënduar prania e madhe e ujit në rrugë u kthyen në problem edhe për këmbësorët.
Reshjet e shiut shkaktuan probleme në kryeqytet në orët e para të së shtunës.
Prurjet e shtuara kanë shkaktuar fryrjen e kolektorëve dhe bllokimin e pusetave.
Pamjet tregojnë rrugët e mbuluara nga uji.
Problematike situata vijon të jetë në lagjet ku gropat janë kthyer në pellgje me ujë.
Rreshjet gjithashtu bënë që në disa segmente të kishte dhe trafik
Qytetarët shprehin shqetësim ndërsa apelojnë për marrjen e masave për shkak të stinës së shirave.
"Qarkullim i paparë në mes të Tiranës. I bëm makinat copë, nuk ikim dot."
"Kujt t'ja bësh thirrjen, lali Erit?!"
Kjo situatë pothuajse është e përsëritur në Tiranë, ku mjaftojnë pak minuta shi dhe rrugët bëhen të pakalueshme.
