Më pak nxënës në shkolla, Xhixho: Shifrat zyrtare zbulojnë dramën e shpopullimit dhe dështimin në arsim
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi sot se shifrat zyrtare në këtë fillim viti shkollor zbulojnë dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe dështimin e qeverisë në arsim.
Ndërsa tha se qeveria Rama e sheh zhvillimin te krimi dhe jo arsmi, ajo deklaroi se vitin shkollor që nis me mësimin me turne, mungesën e ngrohjes, mungesën e laboratorëve, librat e përdorur që nuk i hyjnë në punë askujt e shoqëron si çdo vit ikja masive e nxënësve.
Xhixho: Qindra shkolllave në Shqipëri u mungon uji, ngrohja, kabinetet, kompjuterët. E ndërkohë janë shpenzuar 3.5 ,milion euro për tabletat digjutale. Kjo qeveri duhet të japë llogari ku kanë shkuar paratë?
Ndërkohë që paguajnë inceneratorët, prindërit shqiptarë e nisën këtë vit shkollor me shpenzime shtesë. Mjetet shkollore dhe veshjet u rritën me 10%, kosto të cilës iu shtuan librat, pasi tekstet falas të qeverisë janë të papërdorshme, madje paska dhe buxhet per tekstet por kryeministri fajeson prinderit qe nuk kuptojne kete politke apo kerkon dhe te denoje femijet.
I vetmi qe duhet denuar dhe larguar sot eshte Edi Rama qe ka degraduar sistemin arsimor ne vend. Gjëja më e pakët që mund të bënte qeveria është që në vend të kompensonte miqtë e tenderave, të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar këto familje që t’i arsimojnë siç duhet fëmijët, me kushtet më dinjitoze për libra, veshje, etj.
Gjëja më e pakët është të mos vidhte koncesione, por të financonte arsimin. Arsimi per ne eshte prioriteti yne kombetar per te ndalur shpopullimin dhe per te garantuar zhvillim te qendrueshem, progres dhe te ardhme te sigurt.Arsimi eshte e ardhmja, nuk jane as koncensionet, as inceneratoret.