"Të thjeshtët përballen me drejtësinë, pasanikët e kullave amnistohen", Rama për ndërtimet pa leje: "Blejnë" prokurorin dhe gjykatësin

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën online se të gjitha ata që flasin për oligarkë e pasanikë kullash që ndërtojnë pa leje kanë të drejtë. Një gjë e tillë sipas tij ndodh pasi ata i mbyllin punët me drejtësinë, duke mos lënë hapsira për ndërhyrje të tjera.

"Kur vjen puna te drejtësia unë, ti dhe të gjithë shqiptarët që kërkojën drejtësi jemi në një anë, nuk jemi në anë të ndryshme.

Është shumë e e vërtetë kjo që thua e që e thonë shumë. E kam thënë dhe unë disa herë. Dhe në fjalën time para Policisë së Shtetit e përsërita.

Është e tmerrshme. Por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët.

Ky është problemi. Nuk jam unë nuk e lejoj drejtësinë të merret me ta. Është drejtësia që nuk më lejon mua, nuk të lejon ty, ne, qeverinë tonë që ti bëjë gjërat deri në fund. Se në fund fjalën e ka drejtësia.

Nëse gjykatat do të flisnin e bënin sa policia e shtetit me gjithë të metat që ka, do të ishte shumë herë me e përparuar se cështë në raport me aty ku e nisëm.

Të thjeshtët ndërtojë pa leje jo për të shitur. Kurse këta që ndërtojnë për të shitur e blejnë prokurorin dhe gjykatësin. Policia dhe qeveria është e pafuqishme" tha ai.