Elbasan/ I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, kapet 56 vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi ndaj tij ishte shpallur një dënim nga drejtësia italiane me 14 vite burg.

56 vjeçari nga Elbasani u kap pas një operacioni nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Me finalizimin e operacionit “Bergamo” u arrestua Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.   

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja”, e mbetur në tentativë, "Vjedhja e armës së zjarrit" dhe "Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë," njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.