Partia Socialiste financime ruse? Rama: Pyesni prokurorinë, Drejtësia nuk i dha kurrë përgjigje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median me gazetarët por dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve online.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi lidhur me financimet ruse  Rama tha se çëshjta e financimeve ruse duhej të ishte hetuar nga prokuroria.

Ora News: SHBA është e shqetësuar për financimet ruse tek partitë politike në vend.  A ka ngritur shqetësim ambasadroja e SHBA në emër të SHBA-së për përfshirjen e PS-së në këto financime të fshehta ruse?

Edi Rama:Partia Socialiste financime ruse? !  Nga?  Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës.

Tema ka ardhur në qendër të vëmendjes pas publikimit në SHBA por “kjo nuk është çështje aspak e panjohur për ne. Kur ne e kemi trajtuar dhe ngritur shumë prej jush përfshi dhe ata që sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë mbase një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe qoftë të medias apo politikës, përveç PS-së nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë përqeshje dhe skërmitje.
Ka qenë front I madh I bashkuar politik e mediatik për ta mohuar me të qeshur këtë çështje. Ja ku jemi sot. Por këtë pyetje mos ma drejtoni mua por prokurorisë e drejtësisë.

Partia Socialiste financime ruse?  Rama: Pyesni prokurorinë, Drejtësia

Rama tha se PS e kishte shprehur këtë shqetësim dhe më përpara por se media dhe politika kishin tentuar ta mbyllnin çështjen.

Edi Rama: “Sepse në fund të fundit politika e media ka bërë zgjedhjet e tyre që rëndon nuk janë zgjedhje në interest të publikut dhe tani këtë e kemi mësuar. Drejtësia e ka trajtuar këtë çështje dhe nuk i ka dhënë kurrë përgjigje. Është për të ardhur keq që shoh sot janë të skandalizuar, të tronditur e shokuar. Jo se duhet të na besonin ne kur çështja u hap por të bënin detyrën e tyre. Detyra e tyre nuk është sa herë flas unë apo PS të skërmisin dhëmbët e të lëshojnë fjalë nga më të rëndat duke përqeshur çdo gjë që ne themi, sidomos kur bëhet fjalë për kundërshtarë.