Ballkani në fokus të SHBA-së, kongresmenët amerikanë: Forconi shtetin ligjor dhe luftoni korrupsionin
Delegacioni i deputetëve shqiptarë kanë zhvilluat takime në SHBA me kongresmenë amerikanë si dhe më përfaqësuesit e Këshillit Atlanti. Zyrtarët amerikanë ua bënë të qartë se Ballkani është në fokus të Amerikës por Shqipëria duhet të angazhohet më shumë për të forcuar ligjin si dhe pët të patur rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit.
SHBA kërkon nga politika shqiptare më shumë punë për të forcuar shtetin ligjor, rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit si dhe respektimin e Kushtetutës.
Delegacioni shqiptar në takimin me kongresmentë amerikan i kanë marrë mesazhet e qarta për detyrat që duhet të kryejnë si mënyra e vetme për të luftuar jo vetëm paligjshmërinë në vend por edhe për t’u përballur me forcat armiqësore që janë kundër NATO-s dhe të ardhmes europiane të Ballkanit.
Sulmi kibernetik i Irani është cilësuar nga zyrtarët amerikën jo vetëm si cënim i sigurisë së një vendi të NATO-s por edhe një sulm ndaj Amerikës dhe për këtë ata siguruan që demokratët dhe republikanët në Kongres do të mbajnë një qëndrim për angazhime konkrete të administratës Amerikane.
Përfaqëuesit e Shqipërisë, ish Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti si dhe deputetë të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë dhe malit të Zi diskutuan në Këshillin Atlantik inciiativën e 3 deteve, sigurinë kibernetike si dhe efektet në Ballkan të sulmit rus mbi Ukruinën.
Në këtë takim Fatmir Mediu theksoji nevojën për një vëmendje më të madhe në vazhdim të SHBA për zhvillimet demokratike në Ballkan si dhe përpjekjet për tju kthyer konflikteve të vjetra me ndërhyrjen e Rusisë.