Moti i keq/ Përmbyten rrugët e Elbasanit dhe Lushnjes, ndërprerje të energjisë në disa zona
Moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme dhe në Elbasan dhe Lushnje.
Gazetarët e Ora News raportojnë se ka patur probleme në disa rrugë të qytetit, ndërsa si pasojë e motit ka patur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Lushnje: Uji në rrugë ka shkuar deri në 30 cm ndërsa bulevardet kryesore dhe pedonalja janë bllokuar e uji ka kaluar mbi trotuare.
Elbasan: Ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Peqin, Shezë, Gjocaj e Gracën.
Vlorë: Intensitet i ulët i reshjeve. Nuk ka probleme deri tani. Ka ndërprerje të energjisë në Novoselë dhe Trevllazerin.
Era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur ka bërë që sot të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit, mjetet e vogla lundruese dhe ato turistike, kurse tragetet janë në punë.


