Digjet automjeti gjatë natës në Vlorë, ja i kujt ishte në pronësi

Në orën 3:30 një automjet është djegur në lagjen Topana të Vlorës.

Automjeti i llojit "Fiat Croma" ka qenë i parkuar kur është përfshirë nga flakët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia po përcakton shkakun teksa informon se automjeti i përket shtetasit Pëllumb Mataj.

"Më datë 17.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit P. M., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale," njoftoi policia.

Nuk dihen ende nëse ka qenë zjarrvënie e qellimshme apo defek teknik.