Reshjet/ Ishte thuajse i shteruar, lumi Kir në Shkodër tani në nivelet e Janarit
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 09:39
Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar nivelin e lumit Kir në Shkodër i cili gjatë muajve të verës thuajse ishte shteruar.
Të tilla nivele nuk kanë qenë prezente që prej janarit të vitit të kaluar, informon Ora News.
Ndërkohë në Pukë raportohet për reshje intensive të shiut, rrëshqitje dherash e gurësh në disa rrugë akse rrugore në Bashkinë e Pukës.
