"Po dëmtojnë Tropojën, por po mbushin Fierzën" kryebashkiaku flet për Ora News: Nuk kam parë prurje të tilla

Kryetari i bashkisë së Tropojës deklaron se gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura dhe prurjet kanë qenë aq të mëdha sa vetë ai nuk i ka parë ndonjëherë.

“Gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura. Kam parë burime që për herë të parë kanë dalë. Vërshimi i paparë nga majat më të larta”  tha kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi në një intervistë telefonike për Ora News.

Këto prurje kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në blegtori e bujqësi por ndërkohë prurjet po mbushin dhe Fierzën.

“Besoj do të ketë impakt të mirë për sistemin hidrik pavarësisht se ka shkaktuar shumë dëme për insfrastukturën e blegtorinë dhe bujqësinë në Tropojë" tha ai për gazetarin e Ora News, Sebastian Zonja.

Byberi tha se bashkia e Tropojës nuk ka disponuar mjetet e domosdoshme për të përballuar situatën që ka qenë prandaj janë angazhuar mjete private.

“Kemi bërë evakuimin e banorëve. Ka pasur vërshim nga majat më të larta. Nuk disponojmë mjetet e domosdoshme për të përballuar situaatën që ka qenë. Kemi angazhuar mjetet tona dhe mjetet private”

Byberi thotë se do të bëhet një bilanc i dëmeve dhe do ia raportohet qeverisë.

“Ka pasur dëmtime të mëdha në bletari , infrastrukturë, në blegtori e bujqësi. Do bëjmë një bilanc dhe do ia nisim qeverisë besoj shumë shpejt do të ketë pasqyrë reale”

Dhe si çdo gjë e keqe që ka dhe një të mirë

“Uji që po shkon në Fierzë është diçka e mirë për Shqipërinë në anën e sistemit energjetik” tha Byberi duke shtuar se nuk ka rrezik pasi niveli i Fierzës përpara këtyre prurjeve ka qenë i ulët"