Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, Durrës e Shëngjin për mjete e vogla, tragetet vijojnë normalisht

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, Durrës e Shëngjin
Vlorë

Lundrimi i mjeteve të vogla, peshkarexhave e mjeteve turistike është pezulluar nga moti i keq në Vlorë.

Era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur ka bërë që sot të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit, mjetet e vogla lundruese dhe ato turistike, kurse tragetet janë në punë.

Ndërkohë në Durrës  vijojnë normalisht të jenë në lundrim tragetet, ndërsa peshkarexhat nuk kanë dalë në det, për shkak të dallgëzimit 6 ballë.

Puna është bllokuar dhe në portin e Shëngjinit. Prej paradites së të enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për peshkarexhat.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, Durrës e Shëngjin
Vlorë

  

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, Durrës e Shëngjin
Lezhë