Publikohen fotot, ja si e festoi Fatos Nano 70-vjetorin e tij krah Xhoanës dhe miqve

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i PS-së, Fatos Nano festoi sot 70-vjetorin e tij të lindjes.

Ndërkohë, Nano e ka festuar ditëlindjen e tij me një festë të vogël private ku kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe miq.

Fotot nga ditëlindja e Nanos i ka postuar kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, pasi është edhe i afërmi i Nanos.

Nga ana tjetër, Nano i cili duket më i thinjur shfaqet në krah të bashkëshortes së tij, Xhoana Nano, në një darkë me pica dhe sallatë verë dhe fruta.

Krali: Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njëjti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua! Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gj atë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë. 

Përpos Kralit, urime për ditëlindje Nano ka marrë edhe kryeministri Rama në rrjetet sociale, i cili e ka quajtur kryetar ish-liderin e PS-së.

Rama: Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua.

Publikohen fotot, ja si e festoi Fatos Nano 70-vjetorin e tij krah Xhoanës