Ulje të temperaturave dhe stuhi shiu, moti për sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 08:03

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin tonë.
PO ashtu dhe në vijim do të ketë reshje, por pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohësisht duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga
drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
