Ngjela: VKM-ja e ndërtimeve pa leje nuk ka fuqi ligjore, duhet ligj në Kuvend, 80% i ka lejuar shteti
I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se VKM-ja për ndërtimet pa leje nuk ka fuqi ligjore, por është akt nënligjor.
Ai tha se Shkelja e ligjit dhe amnistia e ligjit bëhet vetëm në kuvend, do ligj nuk bëhet me VKM, pasi qeveria mund të formulojë një ligj që ta çojë në parlament.
Ai shtoi se ndërtimet pa leje janë një fjalë bosh, sepse nuk bëhen nëse nuk do shteti dhe se 80% e rasteve është i paguar shteti.
Ngjela: VKM-ja nuk ka fuqi ligjore, por është akt nënligjor. Shkelja e ligjit dhe amnistia e ligjit bëhet vetëm në kuvend, do ligj nuk bëhet me VKM. Qeveri mund të formulojë një ligj që ta çojë në parlament, por nuk bëhet me VKM. Nuk ka forcë juridike, nëse do të shpallje amnisti. Ai mund t’i heqë nga e drejta për taksat, por mban përgjegjësi penale nëse ka shkelur ligjin. Ndërtimet pa leje janë një fjalë bosh, sepse nuk bëhen nëse nuk do shteti. 80% e rasteve është i paguar shteti. Nuk ia dimë se kush ia kërkon Ramës.
Ata po lëvizin drejt kësaj çështjeve, mund të ketë një forcë anësore ndërkombëtare që ua kërkon. Po ashtu e kërkon edhe buxheti i shtetit. Po t’i sheshin këto, kanë të drejtën e tyre. Këta thonë ta blejë ai që e ka ndërtuar pa leje me çmimin e treguar, 4000 euro metri. Atëherë kërkon para. Ka të drejtën e tij ta bëjë.

