Mësyn i dehur komisariatin e Patosit, 57-vjeçari sherr me policin në oborr, i nxjerr gërshërët(VIDEO)

Një 57-vjeçar është përplasur me një efektiv policie në oborrin e stacionit të policisë në Patos.

Mësohet se shtetasi B. H, banues në Rërës, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës"

Mësyn i dehur komisariatin e Patosit, 57-vjeçari sherr me policin

Video e konfliktit e filmuar nga një qytetar u publikua në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)