Deputetja Dhori: Jemi shumë larg BE-së jo vetëm në paga
Në një raport të BE të publikuar ditën e sotme thuhet se rreziku i varfërisë në Shqipëri është sa dyfishi i mesatares së BE. Më shumë se gjysma e Shqiptarëve rrezikon të jetë e varfër.
Deputetja e PD Ilda Dhori gjatë një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth situatës së vështirë ekonomike me të cilën përballen shqiptarët.
Sipas saj jemi shumë larg BE si në paga si në kushtet dhe sigurimin e nevojave bazike jetësore.
Ilda Dhori: Konfirmon faktin që jemi shumë larg BE si në paga si në kushtet dhe sigurimin e nevojave bazike jetësore. Iniciuesit e nismës së njohjes së minimumit jetik duhet përgëzuar. Qeveria dhe maxhoranca refuzon ta bëjë. Rritja e pagës minimale do të rëndojë sërish mbi biznesët. Mbi 500 milion euro parashikohen të ardhura që do të rriten në buxhetin e shtetit. Një vend që prodhon energji elektrike dhe që në stinën e lagësht e eksportojmë atë nuk mund të kemi nj deficit aq të madh. Deri tani qeveria nuk ka bërë asgjë për të shpërndarë ato para që ka vjelë nga qytetarët.
