Krajës i mbaron mandati, Bardhi: Cdo ndryshim në SPAK do të ishte ndërhyrje në hetimet që janë në proces
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2022, 19:25
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reguar në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Bardhi shkruan se lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK.
Bardhi: Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë mega-aferën e inceneratorëve!
