Makina përplaset me motorin në Kukës, plagoset 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Kukës.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Gostilit", ku janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin L. D.,  me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.