Një gjysh "cool" si Nard Ndoka, ja si e thërrasin nipërit politikanin

Në “Ditë e re”, sot në RTV Ora ishte i ftuar politikani,Nard Ndoka, i cili mes të tjerash na dha disa detaje të jetës së tij personale.

Ndoka rrëfeu se ishte në statusin e gjyshit në prizmin familjar dhe se kishte një raport miqësor me nipin dhe mbesën e tij.

Në rolin e gjyshit nuk jam autoritar, thotë Ndoka, por mundohem të jem i dashur dhe tolerant me ta.

Gjithashtu Ndoka rrëfeu se nipërit e thërrasin në emër dhe specifikisht nipi i tij i vogël, i thërret “Nandi”.