Riciklimi i letrës, rekord në TEG dhe QTU. Vetëm gjatë vitit të kaluar ricikluan 315 ton letër

Trendet botërorë të modes, argëtim, mjediset çlodhëse dhe shumë surpriza kanë bërë që TEG dhe QTU të shndërrohen në Qendrat Tregtare me numër rekord vizitorësh.

Koleksionet e veshjeve të cilët rinovohen në të njëjtën kohë me vendet evropiane, si dhe hipermarketet SPAR me mijëra produkte, natyrshëm janë pjesë e linjave ndërkombëtare të furnizimit.

Por ashtu siç krijojnë ofertën më të mirë, njëkohësisht krijojnë një sasi të konsiderueshme mbetjesh nga paketimi.

Pikërisht këtë TEG e QTU e kanë zgjidhur përmes riciklimit. Denisa Gjini, menaxhere e qendrës TEG, konfirmon se vetëm gjatë vitit të kaluar ricikluan 315 ton letër.

Por në të ardhmen do riciklohen edhe mbetjet e llojeve të tjera. Dhe jo vetëm kaq.

Organizime sportive në natyrë si Triatloni i Farkës dhe projekti i dhënies së biçikletave për ata që nuk kanë mundësi ekonomike në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, plotësojnë profilin e TEG dhe QTU për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e jetesës së shëndetshme, politika që ndiqen nga të gjitha kompanitë e Grupit BALFIN, pjesë e të cilit janë edhe dy Qendrat në fjalë, nën kujdesin e veçantë që Presidenti i Grupit Samir Mane tregon për përgjegjësinë sociale.