Masa për varrimin e mbretëreshës, 15% e fluturimeve anulohen për 2 minuta heshtje kombëtare

Avionët që kishin planifikuar për t’u ulur ose ngritur nga aeroporti i Londrës do të nderojnë mbretëreshën Elisabet duke anuluar fluturimet në nder të heshtjes kombëtare në ditën e varrimit të saj ditën e hënë.

Më shumë se 100 fluturime të parashikuara për të kooperuar në aeroportin kryesor britanik ‘Heathrow’ do të anulohen për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth e II.

Aeroporti i Londrës njoftoi se 15% e 1200 të fluturimeve të planifikuara për të hënën do të ndërpriten qoftë në ulje apo në ngritje me qëllim shmangien e zhurmës.

Aeroporti ka thënë se dëshiron të sigurojë që qielli i Londrës të jetë i qetë gjatë dy minutave të heshtjes kombëtare, ndërsa funerali i Mbretëreshës në Uestminster përfundon pak përpara mesditës.

Asnjë fluturim nuk do të mund të ngrihet apo ulet 15 minuta përpara fillimit të heshtjes kombëtare dhe 15 minuta pas përfundimit të saj.

Nisjet dhe mbërritjet do të pezullohen gjithashtu gjatë mbërritjes së procesionit funeral dhe procesionit në Kështjellën Uindsor dhe do të devijohen rreth kështjellës gjatë shërbimit privat të familjes të hënën në mbrëmje.

Me rastin e ditës së varrimit të Madhërisë së Saj çmimet e hoteleve në Londër për një natë janë rreth 1800 euro.

Që pasi mbretëresha ndërroi jetë pothuajse 95% të dhomave të hoteleve janë të zëna.