Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK, shpall të pafajshme gjyqtaren e vetingut Etleda Çiftja

Një vit pas akuzave të ngritura nga SPAK, Gjykata e Posaçme ka dhënë fund procesit ndaj anëtares së KPK-së Etleda Çiftja, duke e shpallur atë të pafajshme. Gjyqtari theksoi se provat e mbledhura për akuzën e deklarimit te rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumeteve në formë përdorimi nuk parashikohen nga ligji si vepër penale, madje fajësoi prokurorinë që nuk e ka pushuar dosjen në fazën e hetimit.

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot (16 shtator) kërkesën e SPAK për dënimin e anëtares së Komisionit të Vetingut Etleda Çeftja të cilën e shpalli të pafajshme.

Një seancë me parë prokuroria kërkoi shpalljen e saj fajtore për dy akuzat, deklarim të rreme të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave në formë përdorimi, si dhe dënimin e saj me 1 vit burg të konvertuar ne 2 vjet shërbim prove.

Por ndryshe nga ky pretendim gjykata nuk e gjeti të fajshme Çiften me argumentin se fakti penal nuk ekziston dhe u shpreh se duhet të ishte prokuroria që duhet të kerkonte pushimin e cështjes që në seancë paraprake.

Ne vendimin përfundimtar të gjyqtarit Erion Bani pranohet fakti e kryerjes së veprimeve fiktive nga Çiftja, por, sipas gjykatës, në ndryshimin e shifrës së vlerës së një sipërfaqe trualli, është bërë në marrëveshje mes palëve kontraktore.

“Ka qenë kërkesa e bankës për kryerjen e veprimit simulues”, arsyetoi gjykata.

Sipas saj veprimet e zyrtares së vetingut janë stimuluese ndërsa nuk janë në katergorine e veprave penale. Pas shpalljes së vendimit Çiftja tha se kishte 1 vit që ishte nën presion të vazhdueshëm dhe qëllimi i sulmit nuk ishte ajo por vetingu.

Etleda  Çiftja: "Qëllimi i vërtetë, jam e bindur që nuk jam unë. Qëllimi i vërtetë është reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut. Por unë gjendem aty si anëtare e pavarur e komisionit të kualifikimit. Kam bërë detyrën. Mendoj që kushdo që ka për detyrë të zbatojë ligjin, duhet ta zbatojë dhe jam një ndër to. Unë mendoj patjetër që do të vazhdoj detyrën time si komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi shumë kush ka përfituar nga kjo çështje, përveç familjes sime dhe meje. Shumëkush është përpjekur që përmes kësaj çështjeje të dëmtojë reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut"

Sipas akuzës Çiftja falsifikoi 2 kontrata, mashtroi Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.

Në kallëzim pretendohej se deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por gjyqtari Erion Bani argumentoi se faktet e paraqitura nga prokuroria nuk janë vepra penale.