Rritja e dënimeve s`parandalon krimet, ekspertët kundër ndryshimit të ligjeve
Ndryshimet e propozuara nga qeveria në kodin penal për dyfishimin e dënimeve për vrasjet dhe krimet në familje shihen me mosbesim nga ekspertët. Ata thonë se i nevojshëm është parandalimi i ngjarjeve, më tepër se rritja e dënimeve. Nga ana tjetër avokatët thonë se heqja e gjykimit të shkurtuar krijon hapësira për abuzime nga gjykatat.
Eksperet e sigurisë dhe juristët shprehen skeptikë për ndryshimet në kodin penal të propozuara së fundmi nga Ministria e Drejtësisë për dyfishimin e dënimeve për vrasjet dhe krimet në familje.
Fatjon Softa thotë se qeveria duhet të mëndojë një platformë për parandalimin e ngjarjve dhe kapjen e autorëve si masë efektive në këtë drejtim.
"Ashpërsia e ligjit sigurisht që ka efektin e saj, por unë them që duhet të jetë parandalimi i gjërave sesa ekzekutimi i gjërave.
Zgjidhja e këtij problemi nuk është vetëm ashpërsimi dhe futja në burg apo për ti dënuar sepse të mjaftueshme ligjet që kemi.
Por ne nuk po i kapin këta njerëz. Ne kemi probleme me drejtësinë, me forcat e policisë, me pastërtinë e figurës së tyre" tha ai.
Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati penalist Erjon Kullolli.
"Për aq kohë se detyra e shoqërisë është të parandalojë krimin dhe mendimin kriminal të individëve, sado që ta rrisësh marzhin e dënimit, për aq kohë sa ka disa shkaqe se përse ndodhin, mendoj se nuk do të ketë efekt siç pretendohet," tha ai.
Edhe heqja e aplikimit të gjykimit të shkurtuar për auotrët e dhunës apo krimeve në familje sipas avokatit nuk është e drejtë, madje, lë vend për abuzimë nga gjykatat.
"Për mendimin tim heqja e gjykimit të shkurtuar për krimet brenda familjes mund të sjelli abuzime për hetimet ose masën e gjykimit që do të japi gjykata.
Në rastin konkret gjykimi i shkrurtuar është një e drejtë që duhet ta ketë çdo individ dhe është në targetin e gjykatës," tha ai.
Nga ana tjetër eksperti Softa thotë së gjykimi i shkurtuar është një e drejtë e të gjithë të pandehurëve prandaj ky ndryshim ligjor duhet të shikohet me kujdes.
"Sa i përket dhunës në familje apo krimeve të tjera unë mendoj që nuk është e nevojshme për të ashpërsuar ligjet lidhur me dhunënë në familje," tha ai.
Qeveria i ka argumentuar ndryshimet me mbështetjen që morën nga qytetarët në konsultim publik.
