"Basha peng me dosjen ruse", Berisha: Lojën kriminale me sistemet dixhitale e nisi Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka marrë informacione lidhur me financimin rus të Lulzim Bashës, por në vitin 2018 kur ambasadori i SHBA-së i kohës, Donald Lu i ka çuar një dosje në zyrë, nuk i ka besuar.
"Afera në 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të gaztearës Mother Jons për financimin me para ruse të nick muzin me qëllim që të lobojë pë Lulzim Bashën e PD-në. Në dosje përveç artikullit dhe dokumentin se Nick Muzin ishte regjistruar si lobist i Bashës nuk kishte asnjë dokument tjetër"
Por Berisha thotë se nuk e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt, të cilin madje e ka denoncuar.
Por duke e cilësuar Bashën peng të Ramës, fajin ia faturon kryeministrit.
"Më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe cështja e tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrjen e Agaçit. Kam denoncuar mbylljen e dosjes nga Edi Rama dhe financimin rus të Bashës”
Interesi i Edi Ramës, sipas Berishës është forcimi i orientimit serbo-rus
Kreu i PD, theksoi se edhe agresioni nëpërmjet sulmit kibernetik nga Irani është vepër e papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.
“Ishte një njësi që paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemit. E shkriu duke i quajtur spiunë dixhitalë dhe i largoi. Thirrja ime për partnerët tanë është një ndërhyrje emergjente, sepse Irani nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë betejë. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, që lufton për lirinë dhe dinjitetin e Iranit”
Përballë një situate të tillë Berisha shprehet se protestat nuk i ka lënë pas dore por po përgatitet për një zgjerim më të madh të frontit opozitar deri në organizimin e një tjetër tubimi kombëtar.
