500 mije $ nga Rusia/ Berisha: Basha iku me çdo gjë me vete. Pagesat s'kanë kaluar asnjëherë nga arka e PD-së

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaron si u vu në dijeni nga ambasada e SHBA-së në 2018 për dosjen ku ishte vendosur shkrimi I gazetares “Mother Jons” për financimin me para ruse të Nick Muzin me qëllim që të lobojë pë Lulzim Bashën e PD-në.

Në konferencën për gazetarët ai tha se më pas kishte folur me Bashën dhe kishte besuar versionin e tij se nuk ishte e vërtetë por vite më ovnë në 2022 bëri denoncimin.

“Kur e pyeta se çfarë kishte ndodhur më tha se janë paratë e mbledhura në përputhje me ligjet nga diaspora e SHBA-së dhe asgjë nuk ka të vërtetë. Unë kam besuar variantin e Bashës. Më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe cështja e tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrjen e Agaçit. Kam denoncuar mbylljen e dosjes nga Edi Rama dhe financimin rus të Bashës” tha Berisha.

Kryetari i PD-së tha se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë urgjentisht pëgjigje për origjinën e parave

"Nga informacionet që kam fondet që Binjata ka dërguar tek Nik Muzin, ashtu dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD-së dhe fondet e PD-së për këtë përgjegjësia nuk është e PD-së" tha Berisha në konferencë për median.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Po a është dakord për hapjen e një auditi?

Vendimi për audit është i drejtë por dua tju informoj se Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete. Ka marrë hardisqet, gjithçka. Por PD duhet detyrimisht të krijojë atë”