Bien regjistrime tek Shkencat e Natyrës/ Kimia, Fizika, Matematika dhe Biologjia me numrin më të ulët

Në programet e shpallura prioritet kombëtar, Kimi, Fizikë, Matematikë e Biologji këtë vit ka më pak student të regjistruar, pavarësisht lehtësirave të ofruara nga qeveria.

"Aktualisht ne nuk vëmë re ndonjë ndryshim, përkundrazi kemi një rënie në regjistrime. Kjo u pa dhe në aplikime. Nuk kishte një impakt për nëj numër më të madh aplikimesh për këtë program studimi krahasuar me vitet e shkuara," tha Kaslluci.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Megjithatë Zëvendës dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluci thotë se këto degë nuk rrezikojnë mbylljen.

"Nuk kemi rrezik për mbyllje të programit të studimit. Jemi në kuota relatishisht të ulëta," tha ajo.

Për pjesën më të madhe të programeve të këtij fakulteti për raundin e parë, regjistrimet ashtu si dhe aplikimet kanë qenë më ulëta se vitin e shkuar.

"Rreth 550, saktësisht 544 ndërsa vjet në këtë raund ka patur rreth 100 regjistrime më shumë," tha ajo.

Por ka disa degë që kuotat i kanë drejt zerimit.

"Degët më të pëlqyera vijojnë të mbeten Informatika, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Inxhinieria Matematike dhe Informatike. Për këto degë janë plotësuar kuotat nga 80-99%," tha ai.

Gjatë raundit të parë, në të gjitha universitetet e vendit u regjistruan mbi 15 mijë studentë.

Mjekësia e Përgjithshme, Farmacia, Stomatologjia, Arkitektura nuk do të kenë kuota të lira për dy raundet e ardhshme.