“Ndjej një vetmi të madhe” transgjinori David rrëfen përballjet me njerëzit
David Cuka është transgjinori i parë djalë në Shqipëri.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai rrëfeu presionin që ndjen nga fakti i të qenit transgjinor.
David Cuka: Gjatë gjithë kohës marr ofendime në rrugë, mendojnë që është një term ofendues termi transgjinor. Mbrëmë isha në makinë dhe një grup erdhën gati tek makina duke mi ranë xhamit, fëmijë 10 deri 14 vjeç që ofendonin. Ajo që më shqetëson është se një pjesë e madhe e njerëzve duan ta normalizojnë, por unë nuk mund ta pranoj dhunën. Kur isha në dollap, pra kur nuk e kisha bërë të njohur te familja apo në shoqëri shihja modele të tjera. Që kur kam dalë jashtë ndjej një vetmi të madhe, bëjnë pyetje nga më të shpifurat. Kur unë që mund të jem i sigurtë në disa aspekte po të tjerët. Paçka se kam ndjeshmëri lidhur me këtë vërsulje kolektive jam i lumtur tashmë.
Fakti që nuk ka mbështetje nga institucionet i vështirëson gjërat.
David Cuka: Nuk është një luftë për t’ia pranuar vetes, lufta vjen nga jashtë. Nëse unë do të kisha mbrojtje policore, mbështetje institucionale për mua do të ishte shumë e thjeshtë. Problemi nuk është tek vetja problemi është tek të tjerët që ta vështirësojnë jetën.
David kthehet dhe pas në kohë duke kujtuar dhe mbështetjen që ka pasur nga njerëzit.
Shkencëtarët përpiqen t'i mësojnë robotit të qeshë në kohën e duhur
15 Shtator, 17:24
David Cuka: Familja janë gjithmonë aty për mua. Në fillim ishe e vështirë mund të ishin dhe agresiv në disa pika. Shoqëria partnerja që mund të kesh janë ata që janë hapësira të sigurta për tu shprehur, nëse ja thua familjes mund të të nxjerrin jashtë.

