"Kam qenë e para por dhe e treta", sipërmarrësja: Divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë

 “Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera".

Kanë qenë këto deklaratat e dhëna nga sipërmarrësja Arba Gramo, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”,  ka habitur me deklaratat e saj.

E pyetur nga moderatoret, Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe. Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.

“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit.  Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie".

 E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.

 “Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.

Emisioni "Dite e Re" transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça. 


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.