“Ta them troç!” Isea rrëfen eksperiencën në Gjermani dhe marrëdhënien me të ëmën
Të ftuar në RTV ORA në emisionin “Jeto me Orën” ishin këngëtarja Isea Çili dhe mamaja e saj psikologia Suela Kalaja.
Ata rrëfyen eksperiencën e Iseas në Gjermani ku konkuroi me 24 shtete të tjera.
Suela Kalaja: Ishte hera e parë që nuk e shoqëroja Isean. Më dukej sikur nuk do të arrinte ta menaxhonte. Por deri në momentin e fundit i kam thënë shijoje. Unë them na nderoi dhe kaq por më pas kam dëgjuar që anëtarë të jurisë kanë dashur ti japin çmimin parë. Isean asnjë nuk e ka shtyrë drejt rrugës së artit. Unë e kam marrë vesh në kompeticionin e parë që ako është fituese. Ajo kishte aplikuar vetë kishte bërë gjithçka vetë dhe në fund kishte lënë email-in tim.
E ëma e Iseas, Suela u shpreh se mungesa e të pasurit fuqi ekonomike për ta ndihmuar ndikon shumë.
Suela Kalaja: Mungesa e të pasurit fuqi ekonomike për ta ndihmuar Isean e shoh. Falë ekipit që pati besim te Isea dhe e specializoi në Gjermani ja doli. Ajo fitoi dhe në American Got Talent. Do të punojmë me njerëz të huaj që të arrijë ku duhet.
Sa i përket të ardhmes Isea thotë se në të ardhmen de shikon veten në Angli ose në Amerikë.
Isea Çili: Unë e shikoj veten në Angli ose në Amerikë.
Sa i përket marrëdhënies mes tyre Isea shprehet se dhe për detajet më të vogla ajo i flet.
Isea Çili: Mami e di që unë ose e bëj një gjë ose s’ka, nuk është se më thotë ndonjë gjë. E di që do ja dal. Ta them troç, një gjë të vogël të bëj më thotë e prishe aty.

