"Burrat e shohin tradhtinë si trofe", sipërmarrësja: Ai që mban grua dhe dashnore vlerësohet nga shoqëria
Tema e diskutimit në panelin e të ftuarve sot në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, lidhej kryesisht me emancipimin e gruas në shoqëri pas divorcit. Mes të ftuarave pati shumë rrahje mendimesh në lidhje me këtë temë, e cila prej kohësh konsiderohet ende një plagë e shoqërisë shqiptare.
Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnoresh.
“Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”-u shpreh Gramo.
Emisioni "Dite e Re" transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

