"Nëse keni bërë 50 muskuj barku tani duhen 250.." Momenti ti ktheheni aktivitetit fizik, këshilla për 30 vjeçarët
Kush janë këshillat për zotërinjtë dhe zonjat pas të 30-tave. Klodiana Shala aktualisht personal trainer në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora na tregon disa nga sekretet
“Nëse ti ke bërë 50 muskuj barku e trupi ka marrë formën, tani duhet të bësh 250 dhe nuk e merr formën aq shpejt dhe aq mirë si poshtë të 30-tave” thotë ajo.
-E mira është që të konsumojmë darkën para orës 19:00 pasi trupi nuk bën aktivitetin që bën gjatë ditës.
-Tre vaktet duhet ti konsumojmë por jo me sasi. Pakësoni kripën dhe sheqerin.
-Një herë në ditë në konsumoni jeshilen, lulelakër, sallatra jeshile, avokado.
-Stërvitja e mirë është pasi ne kemi ngrënë 2 orë e gjysmë para nga aktiviteti fizik
Kishit ndërprerë aktivitetin fizik për shkak të verës?
-Mesi i shtatorit është super për të nisur palestrën, aktivitetin fizik dhe të ushqyerit mirë
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.

