Do të ketë surpriza! Si i kaloi Tan Brama pushimet verore?

Koreografi Tan Brama  në një intervistë në “Jeto me Orën” në RTV ORA  tregoi se si e ka kaluar verën.

Tani u shpreh se ka pushuar shumë pak dhe një pjesë të madhe të kohës ja ka kushtuar punës. Madje ai premton për surpriza të bukura.

Tan Brama: Kam pushuar shumë pak. Jo me videoklipe jo me muzikë, me performanca, me projekte për më vonë. Do këtë surpriza. Edhe në muzikë kam kontaktuar dhe me koreografë të njohur një koreograf ndërkombëtar. Do të organizoj një diçka shumë të madhe në Shqipëri.

Ai thotë se ka projekte që janë gati por nuk janë nxjerrë akoma.

Tan Brama: Videoklipit tim ju përkushtova më shumë. Pavarësisht çdo teksti negativ e mesazhi që marr unë kam filluar këngën që në 2004 dhe kam nxjerrë këngën dhe tani. Kam pasur shumë bashkëpunime me Besa Kokëdhimën por që nuk i kam nxjerrë akoma.